F1, Hamilton dikton ritmin, fiton provat e lira në Belgjikë

Lewis Hamilton kthehet të diktojë ritmin në pistat e formula 1. Piloti britanik I Mercedes duket se fitoi shumë enegji ngjatë pushimeve gjë që u duk edhe në pistën e SPA gjatë provave të lira në Çmimin e Madh të Belgjikës duke vendosur kanidatirën për pole postionin e radhës që do t’i japë mundësinë të barazojë rekordin e Schumacher. 1 minutë 44 sekonda e 753 të mijtat ishte koha e regjistruar nga britaniku në këto prova të lira duke lënë pas pilotin e Ferrarit, Kimi Raikkonen me 262 të mijtat më shumë. Koha e tretë më e mirë në këto prova ishte ajo e pilotit tjetër të Mercedes, Valtteri Bottas. Piloti tjetër i Ferrarit, Sebastian Vettel u rendit i pesti, me 482 të mijtat më shumë, ndërkohë që përpara tiij ishte holandezi Verstappen. Nuk shkoi më shumë se vendi i 6 australiani Ricciardo, ndërkohë që hynë në dhjetëshen më të mirë edhe dy makinat Renault të Hulkenberg dhe Palmer.

sfidanti.al