Sulmi i LeBron Xhejms: Te NFL, pronarët, grup pleqsh të bardhë me mentalitet skllavërues

Pronarët e National Football League vihen në shënjestrën e LeBron Xhejms. ylli i Los anxheles Lejkërs nuk i ka kursyer kritikat e forta në drejtim të tyre për mënyrën sesi i trajtojnë lojtarët duke i cilësuar si një grup pleqsh të bardhë me mentalitet skllavërues. Xhejms ishte i ftuar në programin ‘The Shop’ të platformës televizive me pagesë HBO ku  së bashku me Tod Gërlin, Ajs Klub dhe Maverik Karter, diskutoi në lidhje me protestën e lojtarëve të këtij kampionati ndaj padrejtësive sociale e racizmit, një protestë që pati si simbol të saj kuotërbekun Kolin kapernik që ka mbetur pa skuadër, pikërisht për shkak të saj

‘Pronarët e NFL kanë këtë mentalitet, kujtojnë se skuadra është në duart e tyre dhe detyrojnë lojtarët të bëjnë atë që  duan ata, përndryshe përjashtohen-tha Lebron James-por janë pikërisht lojtarët që e cojnë përpara këtë sport. Pa ata NFL nuk do të ekzistonte dhe kjo vlen edhe për NBA. Por tek ne Adam Silveri dëshiron gjithnjë që të dëgjojë mendimin tonë. Nuk e ka aspak problem që ne themi atë që mendojmë, gjithnjë nëse kjo bëhet në mënyrë civile dhe jo të dhunshme’.

sfidanti.al