Adidas do të vazhdojë të jetë sponsori teknik i Juventusit edhe për shumë vjet të tjerë. klubi torinez rinovoi kontratën me kompaninë e njohur gjermane të veshjeve sportive deri në vitin 2027, një kontratë kjo që do të pasurojë arkën e kampionëve të Italisë me 408 milionë Euro në 8 vitet e ardhshme e përkthyer në 51 milionë Euro në vit. Në të njëjtën kohë, Adidas do të derdhë në llogaritë bankare të Juventusit edhe një bonus prej 15 milionë Eurosh për përmirësimin në marketingun e kësaj skuadre, brandi i së cilës tashmë është bërë më i njohur në vitin 2018
Me nënshkrimin e kësaj kontrate të re, Juventusi io bashkohet klubeve me më shumë përfitime financiare nga bashkëpunimi me sponsorët teknikë. ndërkaq, klubet që mbajnë rekordin në këtë aspekt janë Barcelona që ka nënshkruar me Nike një kontratë me 105 milionë Euro në vit deri në 2026, ndërsa Reali i madridit do të firmosë me Adidas deri në 2030 për 110 milionë Euro në vit. Kontratë me Adidas ka edhe manchester United me një përfitim prej 85 milionë Eurosh në vit
sfidanti.al