Në 1/8-tën e finaleve të Ligës së Kampioneve do të ndeshen gjithashtu Atletiko e Madridit dhe Juventusi. Para këtij dueli komentin e vet bëri edhe ish-sulmuesi i Atletikos Fernando Tores që tani luan me ekipin kinez Sagan Tosu. Sipas medias sportive, Juventusi është më favorit sesa Atletiko në duelin prej dy ndeshjesh, por, sidoqoftë, Toresi konsideron se Juventusi duhet të ketë frikë nga Atletiko.
“Përse Atletiko duhet të ketë më shumë frikë nga Juventusi? Është ky i fundit që duhet te këtë frikë nga Atletiko, nëse ky ekip do të luajë ashtu sikurse di të luajë dhe të tregojë mentalitetin e tij fitues. Ronaldo? Atletiko është një ekip që nuk ka frikë nga askush, jam i sigurt se ai do të mund të bllokohet”, vuri në “El Ninjo” popullor.
Sfidanti.al