Verder Bremen përfundon në shënjestrën e policisë gjermane pasi një prej punonjësve te këtij klubi u kap në flagrancë teksa po përdorte një dron për të spiunuar stërvitjen e Hofenhajmit dhe e gjithë kjo ndodhi 1 ditë përpara sfidës mes këtyre dy skuadrave. Klubi reagoi duke pranuar përdorimin e dronit, por mohoi se e bëri këtë për të spiunuar kundërshtarin, ndërkohë që policia po bën hetimet e saj, pasi në Gjermani, është e ndaluar që të vihet në përdorim një dron mbi një grup personash. Në rast se verifikohet një shkelje e këtij lrregulli dënimi është me një gjobë që shkon deri në 500 mijë Euro
Punonjësi i Verderit ishte në një makinë të tipit Mercedes-E rreth 500 m larg qendrës stërvitore të skuadrës së Hofenhajmit që po zhvillonte seancën e fundit stërvitore nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsman përpara sfidës me Verderin që për kronikë u zhvillua në mesjavë dhe përfundoi me barazimin 1-1.
sfidanti.al