Do të thotë 50 000 mesazhe në një orë, dhe gati 1 000 të tilla çdo minutë. Duhet të ketë qenë një çmenduri për Maria Sharapovën, por ish-tenistja bukuroshe ruse gjithashtu duhet të jetë ndjerë mirë. Ajo vendosi t’u jepte tifozëve numrin e saj të telefonit dhe përgjigja ishte një “përmbytje”. Nuk mund të pritej ndryshe për një ish-sportiste aq të njohur në fushë dhe jashtë saj, pavarësisht problemit që pati me dopingun. Mesazhet për Sharapovën, që shkurt e quajnë me përkëdheli “Pova” ose edhe “Masha” (sipas traditës ruse), kanë ardhur nga tifozë në të katër anët e globit, pra jo vetëm rusë apo amerikanë (meqë ajo jeton në Amerikë), por edhe nga të tjerë. Saktësisht, sipas asaj që thotë vetë ajo, në telefon i arritën 2.2 milionë mesazhe në 40 orë. Jo keq për fituesen e 5 Grand Slemeve në karrierë, që ka fituar edhe Kupën e Federatave me Rusinë dhe medaljen e argjendtë olimpike.
Sfidanti.al