Milan, Ibrahimovic seancë stërvitore me Hammarby

Zlatan Ibrahimovioc po e kalon periudhën e karantinimit në Suedi në pritje për t’u kthyer në Itali për të rinisur stërvitjen në prag të ristartit të mundshëm të kampionatit. Dëshira për t’u kthyer në fushë është kaq e madhe saqë e bëri Ibran që këtë të enjte të marrë pjesë në një seancë stërvitore me Hammarby, klubi ku ai zotëron 50% të aksioneve të cilat I bleu në nëntor të vitit të kaluar, në transaksion që zemëroi jashtë mase tifozët e Malmos që vandalizuan statujën e ngritur për nder të tij,

‘Zlatan ishte në shtëpi në Stokholm me familjen e tij për pak kohë me pauzën në Evropë dhe kishte dëshirë për të prekur sërish topin. Sigurisht ne jemi të lumtur, kështu që ai sot ishte këtu dhe u stërvit me ne-tha Drejtori Sportiv I Hammarby , Jesper Jansson-gjatë pauzës bëmë stërvitje vullnetare individuale dhe të hënën do të rinisim stërvitjen kolektive. Sigurisht Zlatan është I mirëpritur për t’u stërvitur me ne, por mbetet për t’u parë se cfarë do të ndodhë’.

Sfidanti.al