Casey Stoner ishte një talent i madh i Botërorit të MotoGP dhe për shumë persona në botë australiani e mbylli shumë shpejt karrierën në të kampionat, një ide që nuk mbështetet aspak nga protagonisti i kësaj historie. Që nga viti 2012 Stoner ka deklaruar gjithnjë se pati një karrierë të gjatë në gara. Megjithatë ai e ka të vështirë që t’i qëndrojë larg motoGP. Së fundmi australiani është parë në pistë si pilot i testeve me Dukatin së bashku me Horhe Lorencon e Andrea Doviciozon me rastin e hapjes së Sallonit të I Motorëve në Milano.
I pyetur në lidhje me opsionet që ka Doviciozo në duelin me Markez për titullin botëror të këtij viti që do të vendoset këtë fundjavë në Valencia, Stoner theksoi se ka shumë arsye për të deklaruar se do të fitonte ndaj spanjollit.
‘Njerëzit gjithnjë më pyesin nëse yuën do të isha në gjendje që të fitoja ndaj Markez, dhe unë mund të pohoj që po-tha Stoner-kam fituar edhe ndaj Lorencos, Valentinos, Doviciozos në ditet e tyre më te mira. Besoj se edhe unë ashtu sikurse Doviciozo do të isha në garë me Markez për titullin
Stoner përsëriti për të disatën herë se nuk ka ndërmend që të kthehet në Botërorin e MotoGP dhe se ai kufizohet vetëm në rolin e pilotit të testeve. Australiani shtoi se është i kënaqur me jetën e tij aktuale dhe se tani po i gëzohet jetës familjare.
Sfidanti.al