Premtimi i Mesit: Po fitova Boterorin do të eci në San Nikolas

Kur bëhet fjalë për mundësinë e fitimit të një Botërori cdo futbollist bën premtimet e tij në rast suksesi ku nuk mungojnë rastet e cuditshme. Nuk bën përjashtim në këtë pikë Lionel Mesi, i cili e ëndërron prej një jete trofeun më të lakmuar nga të gjithë të Kupës së Botës. Në 2014 Argjentina ishte shumë pranë suksesit të madh, teksa arriti deri në finale ku u mund nga Gjermania dhe në Rusi do të kërkojë që të ndryshojë fatin e saj. Po kështu edhe Mesi i cili në një intervistë për TyC Sports bëri deklaratën solemne: nëse Argjentina fiton Botërorin e 2018 ai do të ecë në San Nikolas .

Por Mesi në këtë intervistë foli edhe për aktualitetin e skuadrës së Argjentinës dhe ecurinë e saj të vështirë në eliminatore. ‘Nuk mund të qëndronim jashtë Botërorit-tha Mesi-të gjithë menduam se do të ishim kualifikuar më herët’.

Sulmuesi i Argjentinës dhe Barcelonës foli edhe për rivalët e mundshëm në Botërorin e Rusisë duke përmendur emrin e ekipit që nuk do të dëshironte të kishte ne fazen e grupeve te evenimentit.

‘Dëshiroj që të mos e kemi Spanjën në grup-tha Mesi-është një kundërshtar I vështirë. Për mua favoritët për fitoren e Botërorit janë Spanja, Brazili, Gjermania e Franca’.

sfidanti.al