Dele Alli nuk duhet të mburret vetëm me faktin se është një prej futbollistëve më të vlerësuar në Premier League por edhe se ka në krah një femër sexy. Ajo quhet Rubi Mae dhe këtë fundjavë në Uembli në ndeshjen mes Totenhemit dhe Kristal Palas , ajo tërhoqi vëmendjen e pothuajse të gjithëve në stadium.
Por jo gjithcka shkoi mirë për bukuroshen e cila ka marrë kritika të shumta në rrjetet sociale sepse kur kamerat e fokusonin ajo shfaqej e mërzitur duke qenë se Dele Alli nuk luajti pasi ishte i dëmtuar dhe nuk ishin të paktë ata që e cilësuan atë të mjerë. Megjithatë shumica nuk i kurseu aspak elozhet për 21 vjecaren e cila ra në sy për fizikun e saj edhe gjatë Evropianit të Francës të vitit të kaluar. Që nga ai moment, tabloidët britanikë e kanë mbajtur Rubin gjithnjë në qendër të vëmendjes me modelen që në muajt e fundit u bë protagonist e fushatës promovuses te veshjeve intime e bikinive ‘Pour Moi’
Sfidanti.al