Ski alpin, Hirsher terhiqet nga garat ne moshen 30 vjecare

Ne sportin e skive mbyllet nje epoke; terhiqet nga garat ne moshen 30 vjecare, Marsel Hirsher, nje prej emrave me te medhenj te kesaj disipline sportive te momentit dhe qe eshte kampioni ne fuqi i Kupes se Botes qe e ka fituar per 8 vjet radhazi duke vendosur nje rekord.

Vete austriaku e beri te ditur lajmin nepermjet nje konference per shtyp duke konfirmuar ate qe dyshohej prej kohesh ne median vendase. Marsel Hirsher, pervec 8 Kupave te Botes ka ne palmaresin e tij edhe 2 medalje te arta olimpike dhe 67 fitore ne garat e Kupes se botes dhe 7 tituj boterore.

Terheqja e tij eshte nje humbje e madhe per Austrine edhe pse ne kete vend kampionet e skive asnjehere nuk kane munguar, duke pare dominimin e Hirsher ne sllallom dhe sllallomin gjigand. Tani skiatori austriak do t’i dedikohet familjes; bashkeshortes dhe djalit te tij.

Sfidanti.al