Pse më katolikë se Papa? Gjermanët, më striktë edhe se FIFA!

“Fshat e zanat”, thotë populli, ndërsa për disa që janë më të rreptë sesa duhet, ka shprehjen tjetër “më katolik se Papa”. Kjo mund t’i shkojë fiks Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), në rastin e mbiemrit të një lojtari danez, që nënshkroi për Hansën e Rostokut në Bundesligën e tretë. Mesfushori 22-vjeçar u regjistrua me emrin Rasmus Telufsen, por kjo gjë u hodh poshtë nga DFB-ja. Arsyeja? Telufsen është emri i dytë i lojtarit të krahut, ndërsa mbiemri i tij është Pedersen.

DFB-ja ka një rregull, që në futbollin gjerman mund të regjistrohesh vetëm me mbiemrin e saktë, dhe me asnjë identitet tjetër, dhe po ashtu në fanelë duhet të vendoset mbiemri. Kjo është më e rreptë sesa rregullorja e FIFA-s, që e ka pranuar emrin Telufsen në bluzë, në ndeshjet ndërkombëtares me ekipet zinxhir të Danimarkës. Menaxheri i Hansës, Martin Pikenhagen, deklaroi se “ne bëmë një përpjekje, edhe pse e dinim rregulloren, por na u hodh poshtë”.

Ky është rast i ngjashëm me atë të lojtarit tjetër danez, Jusuf Poulsen, që në Danimarkë ka luajtur me emrin në fanelë Jurari (Yurari). Rostoku i ka shitur ndërkaq mjaft fanela me emrin Telufsen, të cilat do të bëhen të famshme (do të kenë status kult, siç thonë në Gjermani), pasi fanelat e tjera do të jenë me Pedersen.

Sfidanti.al