Historike në futbollin finlandez; pagë e barabartë mes kombëtareve femra dhe meshkuj

Pas Holandës dhe Ajaksit, është Finlanda që bën ndryshimin përsa i përket diferencës së pagave mes futbollisteve femra dhe meshkujve. në fakt nuk do të ketë më asnjë diferencë mes dy gjinive në futbollin e vendit skandinav, pasi Federata Finlandeze e Futbollit vendosi të barazojë pagat e tyre, një vendim ky vërtet historik.

Kjo do të thotë se në 4 vitet e ardhshme futbollistet do të marrin nga Federata të njëjtën pagë si kolegët e tyre meshkuj për ndeshjet që do të luajnë me fanelën e Kombëtares. Futbollistet finlandeze nuk e fshehën euforinë e tuyre për këtë vendim të Federatës, por ajo që u gëzua në mënyrë të vecantë ishte kapitenia e skuadrës, Tinja-Rika Korpela që luan te skuadra e femrave të Evertonit, teksa në mënyrë shumë sportive vuri në dukej se tani të dyja skuadrat kombëtare femra e meshkuj përvec objektivave kanë edhe kontrata të njëjta

Fjalë të rëndësishme u thanë edhe nga presidenti i Federatës Finlandeze të futbollit Ari Lahti.

‘Duam të jemi të prfshire në zhvillimin e një shoqërie më të përgjegjshme dhe të barabartë-tha Ari Lahti-shpresojmë që shembulli ynë të frymëzojë edhe mediat, partnerët dhe mbështetësit për të investuar në futbollin e femrave’

sfidanti.al