Ka trajnere qe japin doreheqje per mosperputhje me karakterin e lojtareve, dikush per arsye teknike, por ka edhe nga ata qe e japin doreheqjen nga…merzia. Eshte ky rasti i trajnerit te perfaqesueses se Kosta Rikes, Gustavo Matosas qe e braktisi rolin e trajnerit te perfaqesueses se vendit te tij.
‘Drejtimi i nje Kombetareje eshte nje detyre qe nuk ben per mua-tha Matosas-me ben te ndihem joproduktiv. Ne te ardhmen nuk do te bej me kurre detyren e trajnerit te Kombetares sepse nuk mund te stervis lojtare vetem cdo 2 muaj. Nuk e mendova se te qenit trajner i nje kombetareje ishte kaq e merzitshme’.
Me pak fjale, merzia ishte motivi qe e shtyu Matosas te lere Kosta Riken, por kjo jo perpara ndeshjes me Uruguajin ne San Hoze.
‘Nuk pendohem per zgjedhjen time dhe nuk largohem i frustruar, sepse dhashe maksimumin tim-vijoi Matosas-nuk mund te stervis futbolliste cdo 2 muaj’.
Ideja e ish trajnerit te Kosta Rikes eshte qe te gjeje nje klub ku do te kete mundesi te punoje cdo dite dhe ku do t’u dedikohet lojtareve per me shume kohe, ku do te pergatise me shume ndeshje e si pasoje nuk do te kete kohe per t’u merzitur.
Sfidanti.al