Skandal në botërorin e Skive Nordike, 5 sportistë në pranga për doping

Skandali pushton skitë nordike dhe në qendër të tij është fenomeni i dopingut. Policia austriake dhe ajo gjermane ndërmorën një operacion blitz në Zefeld të Austrisë ku po zhvillohet Botërori i Skive Nordike, Në këtë operacion u vunë në pranga 9 persona, 5 nga të cilët ishin sportistë nga Austria, Estonia dhe Kazakistani.

Operacioni nisi pas një hetimi të kryer për mashtrime sportive dhe përdorimit të substancave dhe mjeteve ilegale të një organizate kriminale gjermane e krijuar rreth një mjeku sportiv. Mësohet se një prej 5 sportistëve të arrestuar u kap në flagrancë teksa po bënte një transfuzion gjaku përpara garës.

Sipas Prokurorisë, rrjeti kriminal me bazë në Erfurt të Gjermanisë ku u arrestua edhe mjeku i përfshirë në këto hetime dhe një bashkëpunëtori i tij, shfrytëzonte dopingun ematik për përmirësimin e paraqitjebe të sportistëve në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Operacioni i policisë u ndërmor pas rrefimeve të skiatorit austriak Johanes Durr i pezulluar pasi kishte përdorur EPO gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Sochit në vitin 2014

sfidanti.al