Investim i ri për Kristiano Ronaldo; në një klinikë për trampiant flokësh

Kristiano Ronaldo është nga ata persona që i investojnë paratë që fitojnë nga profesioni i tyre. prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi se portugezi ka hapur një nga hotelet e tij, kurse tani rezulton që ai po investon në një klinikë për…trampiant flokësh. Sulmuesi i Juventusit në fakt do të ketë në zotërim një kuotë të konsiderueshme aksionesh të një kompanie që do të hapë një qendër të teknologjisë më moderne për trampiantin e flokëve dhe dëshiron që e fejuara e tij Xhorxhina të jetë një prej menaxherëve të këtij aktiviteti.

Në një komunikatë, Kristiano Ronaldo specifikoi se përvec futbollit ai është i apasionuar pas shëndetit, teknologjisë dhe kërkimeve fusha ku ai ka dëshiruar gjithnjë që të investojë. 34 vjecari konfirmoi se e dëshironte që klinika të ishte në Madrid, pasi në këtë qytet ai ka jetuar prej vitesh.

Shuma e parë që do të derdhet për nisjen e punimeve të kësaj klinike do të jetë më shumë se 1 milionë Euro, por Ronaldo shpreson se me rritjen e investimeve në të ardhmen, kompania e tij do të bëhet një lider e kësaj fushe në mbarë botën

sfidanti.al