Ikardi nuk sheh dritë në fund të tunelit; tani jashtë ekipit të Argjentinës

Mauro Ikardi nuk po mund të shohë dritë në fund të tunelit në këtë fazë të sezonit. Sulmuesi argjentinas që nuk do të luajë as në ndeshjen e radhës në kampionat për shkak të një dëmtimi të supozuar në gju, tani po përballet edhe me lënien jashtë skuadrës përfaqësuese të Argjentinës. Lajmi u bë i ditur nga ESPN sipas të cilit, trajneri Skaloni ka preferuar të mos e përfshijë Ikardin në listën e të grumbulluarve për ndeshjet miqësore me Venezuelën e Marokun dhe që do ta zyrtarizojë në datën 3 mars.

Sipas medias argjentinase, arsyeja që Ikardi është lënë jashtë përfaqësueses argjentinase është dëshira për të mos hyrë në konflikt me skuadrën e Interit. Ndërkaq sulmuesi 26 vjecar ka vendosur të thotë fjalën e tij në lidhje me atë cfarë po ndodh rreth tij dhe këtë e bën nëpërmjet rrjeteve sociale. Ikardi në profilin e tij në Instagram ka postuar një foto të tij në tribunën e San Siros të shoqëruar me një fjalë të vetme: Liri!.

Një postim ky që ka bërë të ngrihen pikëpyetje; është shprehja e një ndjenje apo një tregues për të ardhmen e futbollistit?. Në mes të këtij dyshimi shfaqet Zhoao Kanselo, që ka qenë shok skuadre me Ikardin dhe që aktualisht është te Juventusi që shihet si një prej destinacioneve të mundshme të argjentinasit, që i bën Like postimit të Ikardit.

sfidanti.al