Shuplaka e Toni Nadal: “Tenistët e rinj të sotëm nuk janë të pjekur!”

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, është, aktualisht, një nga tënistët më të mirë të botës, madje, të të gjitha kohërave dhe për këtë fakt një meritë kryesore ka edhe trajneri i deritanishëm dhe xhaxhai i tij, Toni Nadal. Sukseset që ka arritur Rafa, nuk janë aspak të rastësishëm dhe këtë gjë e di mjaft mirë edhe Toni Nadal që bëri një krahasim mes brezit të nipit të vet, Rafaelit, Roxher Federerit e Novak Gjokoviçit, dhe tenistëvë të rinj të sotëm:

“Nadali, Federeri dhe Gjokoviçi kanë fituar, të tre, së bashku, 47 turne Grand Slam, kurse brezi që pritet që t’i pasojë këta tenistë, nuk është në nivelin e duhur. Shoqëria, në të cilën ne jetojmë, aktualisht, i mbron shumë fëmijtë. Kur ne erdhëm që të merrnim pjesë në turne të mëdhenj, tenistët më të mirë ishin 21-23 vjeç. Kurse, tani, në këtë moshë, tenistët akoma janë të papjekur. Përse? Sepse, sot, fëmijtë piqen me vonesë dhe kanë probleme zhvillimi! Për Federerin, ashtu si edhe për Nadalin, tenisi është prioriteti kryesor, pavarësisht nga të gjithë dëmtimet. Unë e kuptoj se tenistë të mirë do të ketë gjithnjë, por brezi i Rafaelit, Rozherit dhe Novakut është më i mirë, më i pjekur”, tha Toni Nadal.

Sfidanti.al