Kishin marrë nga 10 000 euro për trazirat në “Humska” të Beogradit!?

Huliganët që provokuan trazirat e përgjakshme në stadiumin “Humska” të Beogradit në ndeshjen derbi mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës, do të mund të përballen me dënime me afate të gjatë burgimi. Media serbe bën të ditur se kikboksierë kroatë, të pajtuar nga tifozët ultras “Grobari” (varrmihësit) të Partizanit, ishin “forca goditëse” kryesore që provokoi trazirat e përgjakshme në tribunën jugore, për dominimin e së cilës luftojnë mes njëri-tjetrit grupet brenda tifozëvë ultras të Partizanit. Kështu, grupi kryesor i “Varrmihësve” kishte pajtuar disa “rrahës” profesionistë (kikboksierë) nga rajoni ballkanik, sidomos, nga Kroacia, duke u dhënë secilit prej tyre (afro 10 veta) nga 10 000 euro që ata të rrihnin keqazi pjesëtarët e grupit kundërshtar të tyre!

Tani, sipas medias serbe, iniciatorët e trazirave në stadiumin “Humska” mund të dënohen deri në 12 vite burg, ndërkohë që edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, premtoi se Serbia do të marrë masat më të rrepta kundër atyre që kanë provokuar trazirat e përgjakshme në stadiumin e lartpërmendur të Beogradit.

Sfidanti.al