Bota sportive dhe ajo e financave po ndërthuren gjithnjë e më shumë mes tyre. tashmë cdo gjë është marketing, strategji investimesh për të siguruar të ardhura, por edhe cështje shpenzimesh sidomos për pagat e sportistëve. Futbolli është shembulli më i mirë që tregon këtë por edhe sportet e tjerë nuk mbeten pas dhe një prej tyre është edhe motociklizmi.
Tashmë janë zbuluar shifrat me të cilën do të paguhen pilotët e MotoGP për vitin 2019 dhe fondi total që shkon për ta është më shumë se 50 milionë Euro, më saktësisht varion nga 52 310 000-55 010 000 Euro, një e dhënë kjo që është zbuluar nga revista ‘Deshibiker’.
Sipas kësaj reviste, piloti më i paguar në MotoGP është pikërisht kampioni i botës Mark Markez që pritet të përfitojë 13.3-16 milionë Euro duke lënë pas Valentino Rosin me 5 milionë Euro më pak dhe Andrea Doviciozon me 7 milionë Euro më pak.
Mes 10 pilotëve më të paguar janë edhe Maverik Vinjales, Horge Lorenzo, Aleks Rins dhe Joan Mir. Ajo që të bën përshtypje në këtë pikë është diferenca e madhe që ekziston në këtë pikë mes MotoGP dhe Formula 1 që është mbi 100 milionë Euro në favor të Formula 1, ndërkohë që në aspektin individual, paga e Markez është shumë më e ulët në krahasim me atë të Hamilton, Fetel dhe Daniel Ricardos.
sfidanti.al