Semenja, CAS i refuzon apelin; duhet të marrë kurë hormonale

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv bëri të vlefshme rregullat e reja të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës që u kërkon sportisteve me hiperandrogenizëm, mes të cilëve figuron edhe kampionia olimpike Kaster Semenja, që të marrin medikamente për të ulur nivelin e testosteronit.

Sipas rregullit të ri, Semenja duhet të marrë këtë kurë hormonale për uljen e nivelit të testosteronit për siguruar mundësinë e pjesëmarrjes në garat e kategorisë së femrave në evenimentet e atletikës. Semenja bëri apelimin e saj, por CAS vendosi ta refuzojë atë, megjithatë nuk ngurroi të shfaqë shqetësimin serioz për aplikimin e këtyre rregullave në të ardhmen.

‘CAS nuk ka dhënë vlefshmëri rregullave të IAAF, thjesht refuzoi kërkesën e Semenjas-saqroi Sekretari i Përgjithshëm i CAS, Mathjë Rib-i takon IAAF që të punojë për të përshtatur rregullat e saj duke u bazuar te rezervart e sugjeruara nga ne’

Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi i vetë Kaster Semenjas që nuk u ndje aspak e mposhtur nga vendimi i CAS. ‘IAAF më ka pasur gjithnjë në shënjestrën e saj-tha Semenja, 2 herë kampione olimpike në 800 m-prej një dekade kjo Federatë ka tentuar të më frenojë, por kjo më ka bërë më të fortë. Vendimi i CAS nuk do të më ndalë. Do t’ia dal mbanë edhe njëherë dhe do të vazhdoj të jem frymëzim për vajzat e reja dhe sportistët në Afrikën e Jugut dhe në të gjithë botën’

sfidanti.al