Shokon Lamar Odom: Për të shkuar në Lojërat Olimpike 2004 përdora penis fals

Mungojnë edhe 10 ditë nga prezantimi i biografisë së ish yllit të basketbollit amerikan Lamar Odom me titullin ‘Darkness to light’, megjithatë në media kanë filluar të publikohen fragmente të kësaj biografie që kanë ngjallur shumë diskutime. Ish basketbollisti i LA Lejkërs që së fundmi është bërë protagonist i lajmeve të skandalit për probleme me varësinë nga lëndët narkotike, tregon një prapaskenë që ka të bëjë me grumbullimin e tij me përfaqësuesen amerikane të basketbollit për në Lojërat Olimpike të 2004 kur SHBA u eliminua në gjysmëfinale nga Argjentina.

‘Gëzimi për përfshirjen në listën e 12 basketbollistëve të Team USA u shndërrua në ankth kur funksionarët olimpikë më thanë se do të më duhej të kaloja një test antidoping përpara se të hyja zyrtarisht në skuadër për të shkuar në Greqi-tregon Odom-më thanë se brenda pak ditësh do të vinin në shtëpinë time në Los Anxheles ata të antidopingut për të më kryer testin. Nuk kisha shanse që ta kaloja pasi cdo ditë gjatë verës kisha tymosur marijuanë, kështu që më kapi paniku. Filluam të kërkova në Google për penis fals dhe studiova një mënyrë për të mashtruar testin. Pas një kërkimi të lodhshëm, porosita një me ngjyrë të zezë që erdhi në më pak se 24 orë’

Më pas Odom tregon edhe për ditën e testit: ‘Trajneri im më dorëzoi penisin prej gome pasi e kishte mbushur me urinën e tij, më pas dola nga tualeti ndëra përpiqesha ta vija për të bërë testin-vijon rrëfimi i Odom-zyrtarët hynë në banjë duke më mbajtur në vëzhgim teksa urinoja dhe ishin rreth 1 m larg. unë bëra gjithcka në mënyrë natyrlale dhe u solla sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Zyrtarërt e morën kampionin e urinës, vendosën një termometër brenda dhe pas pak castesh buzëqeshën dhe më thanë: Mirëseerdhe në Team USA’. Edhe sot e kam të vështirë ta besoj’

Ndërkaq, vite më vonë, në 2015, Odom rrezikoi vertet të humbiste jetën për shkak të një përzierje të alkoolit me drogën. Ai vetë pranoi se ishte një mrekulli që doli nga ajo gjendje duke shtuar se po punon ende për të mposhtur demonët e tij. ‘Kam ende disa vështirësi-thotë Odom-por nuk do të dorëzohem. Nuk do të bie më në errësirë. kurrë më’.

sfidanti.al