Barcelona, Juventus, Bajern, Mancester Siti dhe Paris Sën Zhermeni janë skuadrat kampione të 5 ligave më të rëndësishme evropiane. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, e vecanta është se të gjitha këto skiuadra fituan kampionatet e tyre respektive edhe sezonin e kaluar dicka që ndodh për herë të parë në kontinentin evropian.
Në Spanjë, barcelona e siguroi titullin pas fitores me Levanten, 4 javë përpara përfundimit të La Ligës. për skuadrën katalanase bëhej fjalë për titullin e 8 në 11 sezonet e fundit dhe të 26 në total të Barcelonës që ishte totalisht dominuese.
Nuk pati shumë histori Seria A italiane me Juventusin që u shpall kampion pas suksesit me Fiorentinën në 20 prill. Bardhezinjtë nuk njohin rival në kampionatin italian prej vitesh dhe këtë e tregon fakti që ata siguruan titullin e 8 radhazi dhe të 35 në historinë e tij.
Historia përsëritet me Ligue 1 ku edhe Paris Sën Zhermeni i mbylli shpejt llogaritë me titullin pasi krijoi një hendek të madh me ndjekësit e Lilë në vendin e dytë. Ai i këtij sezoni ishte titulli i 8 për parizienët në kampionatin francez.
Krejtësisht ndryshe ishte situata në Angli dhe Gjermani ku si mancester Siti ashtu edhe Bajerni e siguruan triumfin në javën e fundit të kampionateve respektive. Citizens mposhti konkurrencën e fortë të Liverpulit për të siguruar titullin e dytë radhazi dhe të 6 në historinë e tij. Ndërsa në Bundesligë, Bajerni shkatërroi Ajntrahtin e Frankfurtit 5-1 duke arkivuar titullin e 7 radhazi dhe të 28 në total.
sfidanti.al