Mund të jesh numri 1 i botës, por jo kudo të shkon “fjollë” dhe këtë e mori vesh mirë Novak Gjokoviçi. Tenisti serb do të duhet të kthehet në shtëpi pa asnjë medalje olimpike, madje as pa dy raketa të cilat i shkatërroi gjatë finales së vogël ndaj spanjollit Pablo Karrenjo Busta. Medaljen e bronzit e mori spanjolli pasi fitoi 2-1 me sete (6-4, 6-7, 6-3), ndërsa Nole u nervozua gjatë setit të tretë duke shkatërruar raketat. Më pas, ai humbi çdo shans për medalje olimpike pasi u tërhoq nga turneu i dysheve miks për shkak të një dëmtimi në shpatull. Gjokoviç duhet të pushojë e të mbledhë veten për të shkuar në US Open e për të fituar Grand Slemin e radhës, që do të ishte i katërti nga katër gjithsej këtë vit.
Sfidanti.al