Ronaldos i quhen të paligjshme punimet në shtëpinë e re në Lisbonë

Atje nuk ndodh si këtu në Shqipëri ku mund të bëhet nami dhe askush nuk e vret mendjen. Edhe një njeri kaq publik si Kristiano Ronaldo duhet të bëjë llogaritë me autoritetet vendore në Lisbonë, pasi i morën në shqyrtim punimet që po bën në shtëpinë e re që ka blerë në atdhe. Sipas urbanistikës lisbonase, ai ka 2 javë kohë për të reaguar dhe 1 muaj për të prishur atë që cilësohet si e paligjshme. Fjala është për një vetratë kristali të vendosur në tarracë. Edhe pse u detyrua të paguante miliona euro për ta marrë shtëpinë e re luksoze, sërish CR7 nuk mund të bëjë sipas qejfit.

Sfidanti.al