Është paralajmëruar disa herë nga specialistët se një largim “në masë” i lojtarëve do ta bënte ekipin “rakitik”. Drejtuesit e Barcelonës e kanë të qartë këtë gjë ndaj edhe gjykojnë se nëse arrihet ulja e rrogave me 40 për qind, atëherë nuk ka nevojë të largohen lojtarë të tillë si Antuan Grizman apo Filip Kutinjo. Trajneri Ronald Kuman beson se mund ta “rindezë” Kutinjon dhe braziliani mund të luajë një rol të rëndësishëm sezonin që vjen. Në 13 gusht pritet të ndahet “shapi nga sheqeri”, pasi ajo ditë është afati që ka vendosur klubi për propozimin për uljen e rrogave. Çdo të ndodhë nëse nuk pranohet nga lojtarët? Presidenti Laporta beson të kundërtën dhe ka një “as” të fortë në mëngë, pranimin e Lionel Mesit për të ulur rrogën me 50 për qind.
Sfidanti.al