Natyrisht nuk është shumë e vështirë ta bësh këtë në një kampionat të tillë si Premier Liga skoceze, por gjithsesi frymëzimi duket se nuk është prekur aspak te kampionët. Gllazgou Rejnxhërsi dhe trajneri Stiven Xherrard e nisën aty ku e lanë vjet, duke fituar 3-0 në javën e parë ndaj Livingtonit në “Ajbroks”. Ianis Haxhi (djali i George Haxhit), Skot Rajt dhe Kemar Ruf (Roofe) ishin autorët e golave për kampionët skocezë që kanë 20 fitore radhazi në shtëpi. Rezultati mund të kishte qenë më i thellë, ndërsa Rejnxhërsi shpreson të fitojë titullin e dytë radhazi pasi ndërpreu serinë e Sëlltikut, po ashtu të shkëlqejë në Champions.
Sfdanti.al