Sharl Leklerk te Ferrari, gjen mbështetjen e Ros Braunit

Sharl Lëklerk do të jetë piloti zyrtar i Ferrarit së bashku me Sebastian Fetel në Botërorin e Formula 1 të vitit 2019. Piloti 21 vjecar zëvendëson Kimi raikkonen që do të garojë me Alfa Romeo Sauber në 2 sezonet e radhës dghe tashmë që të gjithë janë kuriozë ta shohin atë në veprim me Kokëkuqen italiane. Ai që shpreh besimin ndaj Lëklerk është një njohje e vjetër e Ferrarit, Ros Braun që tani është në rangjet drejtuese të Formula 1. Ky i fundit thekson se LeKlerk i ka të gjitha mundësitë që të ndihmojë skuadrën italiane që të arrijë atë cfarë nuk ka mundur dot të bëjë deri tani; fitoren e titullit për pilotë, konstruktorë ose të dy së bashku.

‘Sharl Lëklerk është vërtet impresionues përsa i përket shpejtësisë dhe talentit, por tani duhet të bëjë një hap domëthënës para-tha Ros Braun-jam i sigurt se ardhja e tij do t’i japë shtysën e duhur Ferrarit dhe do të ndihmojë akoma më shumë Fetelin për vitin e ardhsdhëm’.

Sipas tij Ferrari ka nevojë për një shkundje të fortë pas zhgënjimit të pësuar pasi dështoi sërish në fitoren e titiullit. ‘Është e paevitueshme bërja e pyetjes se cfarë shkoi keq-vijoi Ros Braun-Sebastan Fetel ishte kundërshtari i denjë i Hamilton, por ai nuk mudi të fitojë të gjitha garat që duhet të kishte fituar, por në 2 vjet skuadra arritur të ngushtojë diferencën e madhe të krijuar nga Mercedes’.

sfidanti.al