Vijon ‘lufta’ Murinjo-Pogba, trajneri e përkufizon lojtarin ‘virus’

Lufta mes Zhoze Murinjos dhe Pol Pogba duket se nuk ka fund. Tashmë raportet mes tyre nuk ekzistojnë më dhe tensionet në komunikimin mes tyre pas ndeshjes me Sauthemptonit duket se ishin të larta. Mësohet se Murinjo dhe Pogba lëshuan akuza të forta në drejtim të njëri-tjetrit, gjë që ka ndodhur shpesh, por sipas ‘Daily Record’, këtë radhë biseda ka qenë akoma më e qartë, madje Murinjo e quajti Pogbanë si një virus që dëmton jo vetëm vetën e tij por edhe personat që e rrethojnë.

‘Ti nuk luan futboll. Nuk respekton ata që zbresin në fushën e lojës dhe ata që janë në shkallët e stadiumit-mësohet se i tha Murinjo, Pogbasë-dhe vret mentalitetin e personave të mirë e të ndershëm që janë pranë teje”.

Por Pogba a luajit vërtet dobët ndaj Sauthemptonit? Statistikat thonë që po. Mesfushori humbi gjysmën e dueleve ku u përfshi (15 nga 30) dhe për një futbollist me fikzikun e tij këto janë shifra alarmante, ashtu sikurse edhe numir 8 i topave të humbur apo përqindja e pasimeve të kryera që ishte më pak se 85%

Sipas Murionjos kjo tregon se qortimet ndaj ‘të të përkëdhelurve’ në ditët e fundit kanë qenë të drejta dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për të rinjtë në moshë si Marsial, por sidomos për atë që me palmaresin e pagën që kanë duhet të jenë liderë të skuadrës në fushën e lojës dhe që për portugezin nuk bën gjë tjetër vecse dobëson atë që ka pranë.

sfidanti.al