Tenistja e bukur ruse, Maria Sharapova, ndodhet përballë një dënimi eventual me burg dhe ku… në Indi! Kjo teniste mjaft e famshme akuzohet se ka marrë pjesë në një aferë mashtrimi lidhur me disa objekte luksozë banimi. Deri te kjo akuzë u arrit, qëkur emri i saj u lidh me një projekt ndërtimi shtëpish luksoze që duhej të përfundonin më 2016, ndërkohë që ndërtimi i tyre as që ka filluar!
Një kliente që kishte paguar paratë për blerjen e një shtëpie luksoze të tillë, u ankua se kishte rënë pre e mashtrimit nga firma “Ballet by Sharapova”. Nëse provohet se Sharapova është fajtore, ajo mund të dënohet deri në shtatë vite burg! Gjyqi, ku do të duhet të paraqiten si paditësja, ashtu edhe e paditura Sharapova, është planifikuar që të fillojë më 23 nëntor.
Sfidanti.al