Adebajori “sulmon” Mançinin: “Ka qenë trajner i keq…”!

Sulmuesi i Bashakshehirit të Stambollit, Emanuel Adebajor, ka qenë, këto ditë, mjaft aktual në opinionin publik, pasi ka folur hapur për kohën që ai ka kaluar në disa klube, ku ai ka luajtur. Ai, midis të tjerave, foli edhe Roberto Mançinin, trajnerin e tanishëm të Zenitit të Peterburgut, me të cilin ky pjesëtar i përfaqësueses së Togos ka bashkëpunuar te Mançester Siti. Nga fjalët që ai tha, duket se ata të dy nuk kanë shkuar aspak mirë njëri me tjetrin.

“Roberto Mançini, si trajner, nuk e kishte nën kontroll dhomën e zhveshjes. Ai i nervozonte të 25 futbollistët. Si lojtar, ka qenë i mirë, posi trajner – jo. A nuk më thoni se çfarë ka fituar ai deri tani? Në çdo klub që shkon, ble nga 40 lojtarë. Kur Murinjo mori Interin, gjeti atje 40 lojtarë ndërkombëtarë që i kishte blerë Mançini! Shkoi në Mançester dhe bleu Xhekon, Balotelin, Tevezin, Agueron…, pra, sulmues të nivelit botëror dhe çfarë arriti?.Unë shënoja gola, por ai më zëvendësonte. Lojtarët flisnin njëri me tjetrin për trajnerin, thoshnin se nuk kishin ndonjë qejf të madh të luanin për të”, tha Adebajori.

Sfidanti.al