Reali do të marrë lojtarin më të mirë të Serisë A?

Mediat italianë publikuan, dje, një lajm “bombë” se Reali i Madridit është i interesuar për golashënuesin e Interit, Mauro Ikardi. Futbollisti më i mirë i Interit dhe një nga më të mirët në Serinë A, Ikardi, po tregon klasin e tij të lartë në një ekip mesatar të “neroaxurëve” që, në fakt, këtë vit, po luan mjaft mirë dhe yll i ekipit është Mauro Ikardi. Reali është vënë në kërkim të një sulmuesi të klasit të lartë dhe Ikardi është një zgjidhje ideale për klubin “mbretëror”.

Karim Benzema po luan në një mënyrë të dëshpëruar, këtë sezon, ndërkohë që sulmuesit e Realit e kanë të vështirë që të bëjnë gola, kështu qëklubi synonqë ta sjellë Ikardin në “Santiago Bernabe”, mundësisht, që në janar, sidomos, për shkak të faktit se ky futbollist argjentinas mund të luajë në Ligën e Kampioneve. Interi me siguri që do të refuzojë që ta shesë Ikardin, por, në kontratën e tij, klauzola e blerjes së tij është 110 milionë euro, një shumë që për Realin nuk përbën ndonjë problem të madh.

Sfidanti.al