Përse Mesi në stol? Nje pyetje që u përhap si virus…

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, shpjegoi arsyen se përse Lionel Mesi ndodhej në stol, kur filloi ndeshja e Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Juventusit. Futbollisti argjentinas hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë.

“Gjatë këtij sezoni, Mesi ka luajtur shumë ndeshje dhe ka një përgjegjësi të madhe mbi vete. Ne dinim se loja do të bëhej më e hapur në pjesën e dytë, pra desha që ai të pushonte pak, ndërsa kisha si synim që, me futjen e tij, ta tundja ekipin tonë. Ne konsideronim se kjo ndeshje ishte ajo, ku ai nuk kishte nevojë që të luante 90 minuta, ndërkohë që nuk dua që të flas shumë për këtë çështje”, tha Valverde. Ndeshja, sikurse dihet, përfundoi në barazim 0-0 që i siguroi Barcelonës vendin  e parë në grup, kurse Juves i duhet fitorja në ndeshjen e fundit që të kalojë në 1/8 e finaleve të LK-së.

Sfidanti.al