Sfidë tjetër me Pakiaon? Mejuedhër e përjashton mundësinë

Nuk do të ketë ndeshje tjetër mes Floid Mejuedhër dhe Mani Pakiaos, dicka që është folur shumë në javët e fundit. është vetë ish boksieri amerikan që i ka shuar të gjitha këto zëra me Mejuedhër që u tërhoq nga aktivitetet me një bilanc për t’u pasur zili me 50 fitore dhe 0 humbje.

‘E vërteta është që kjo ndeshje nuk do të ndodhë kurrë më-tha Floid Mejuedhër-është një video që u bë para 8 muajsh për ndeshjen e revanshit me Pakiaon, por mua më paguan 2.2 milionë Dollarë për të xhiruar këtë video. Tani do postoj foton dhe shihni paratë që më dhanë për të bërë këtë video. Po pasurohem akoma më shumë vetëm me një video prej 10 sekondash’.

sfidanti.al