Prej një dekade në futbollin botëror ka lindur një pyetje për të cilën është e vështirë të gjendet një përgjigje; kush është lojtar më i fortë Lionel Messi apo Kristiano Ronaldo? Janë 2 futbollistë të ndryshëm, por vrasës në zonat e skuadrave kundërshtare, janë që të dy të jashtëzakonshëm dhe që kanë shkruar faqe të historisë së futbollit botëror.
Por shkenca nuk pushon dhe kërkon që të gjejë me cdo kusht një përgjigje për këtë pyetje që në të vërtetë ka shkaktuar edhe një ndarje të tifozëve dhe këtë e bën nëpërmjet Universitetit KU Leuven dhe kompanisë holandeze të specializuar në të dhënat e statistikat SciSports. Sipas kërkuesve të këtyre institucioneve futbollisti më i fortë në botë është pikërisht kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi
Studimi i kryer u bazua te ndeshjet në periudhën 2013-2018 duke vlerësuar një parametër të quajtur VAEP(Valicing Actions by Estimating Probabilities) që përfshin gjuajtjet,pasimet, driblimet, përplasjet dhe cdo veprim tjetër që një futbollist bën në fushën e lojës për të vendosur rezultatin si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.
Përfundimi i studimit tregon se Messi ka një mesatare prej 1.21 VAEP për ndeshje, ndërsa Ronaldo është ndalur në 0.61
Univeristeti KU Leuven bën të ditur se Messi e Ronaldo kanë qenë në të njëjtin nivel në sezonet e para, por që nga ai 2015/16, Messi është shkëputur nga rivali i tij. me fjalë të tjera, sipas këtij studimi, Messi ndikon më shumë se Ronaldo te skuadra në të gjitha aspektet, jo vetëm në shënimin e golit.
sfidanti.al