Ndryshimi mes legjendës amerikane dhe legjendës zvicerane ishte se veterania 39-vjeçare e provoi fatin e saj dhe nuk ia doli. Rozher Federer u tërhoq pas fitores, ndërsa Serena Uilliams u mposht në fushë nga kazakja Jelena Ribakina në raundin e katërt në “Rolan Garosit”. Rivalja e saj 21-vjeçare fitoi 2-0 me sete (6-3, 7-5) duke mos e diskutuar suksesin e duke luftuar me vendosmëri. Ribakina është njëra nga shumë talentet e hapësirës gjigande të ish-Bashkimit Sovjetik, që Serena ka pasur përballë gjatë karrierës së saj të gjatë.
Ashtu si Federeri (39-vjeçar gjithashtu), Serena tani e ka mendjen tek Uimbëlldoni. “Jam në formë më të mirë sesa kur erdha në Europë, – tha ajo, – nuk kam ndërmend të marr pjesë në ndonjë turne tjetër (deri para Uimbëlldonit). Unë zakonisht luaj më mirë në fusha me bar. Në fusha të tilla si në Paris unë nuk po i fitoj pikët vendimtare. Nuk kam ndërmend të vendos tani nëse ky është “Rolan Garosi” im i fundit apo jo”. Serena Uilliams synon Grand Slemin e 24-ët që do të ishte barazim i rekordit botëror.
Sfidanti.al