Sezoni që kaloi ishte shumë i mirë dhe për pak u fitua titullin. Bostoni kishte mjaft vite pa arritur në nivele të tilla në NBA, por ja që mjafton një ngjarje e brendshme që “idili” të rrezikojë që të shkatërrohet. Trajneri i suksesshëm, Ime Udoka, është pezulluar për gjithë sezonin nga drejtuesit e klubit, i akuzuar se ka shkelur rregulloren e brendshme duke pasur një raport intim me një punonjëse, që është pjesë e stafit. Udoka vetë është i martuar me një aktore, ndërsa as ai, dhe as punonjësja e Bostonit nuk e ka hedhur poshtë këtë aludim. Me gjasë, Udoka nuk do të mundë të vazhdojë në Boston, ndonëse klubi do të vendosë “në një moment të dytë” për të ardhmen e tij.
Sfidanti.al