Sekreti i Federer: Pa tifozët, unë do të isha tërhequr para 6 vitesh

Tenisti zviceran, Rozhe Federer, vuri në dukje se për të mbështetja nga tifozët ka një rëndësi mjaft të madhe. Federeri, në fakt, është një figurë shumë e dashur midis tifozëve dhe kudo që shfaqet, ai shkakton admirim, brohoritje dhe duartrokitje. Ai e thotë hapur se, po të mos ishin tifozët, ai do të ishte tërhequr, me kohë, para gjashtë viteve.
“Tifozët kanë qenë një element i rëndësishëm në karrierën time, pasi unë e ndjej veten si në shtëpinë time, kudo që shkoj. Po të mos ishin ata, unë me siguri që do të isha larguar nga fushat e tenisit para gjashtë viteve”, vuri në dukje Federeri në një prononcim në “Style”.
Federeri ka fituar 20 Grand Sleme, të fundit, në fillim të këtij viti, në Australi. Mbas një muaji, ai do të jetë 37 vjeç.
Sfidanti.al