Ibrahimoviç: Unë jam ninxhë, mund t’i bëj ballë edhe Lebronit!

Futbollisti legjendar, Zllatan Ibrahimoviç, aktualisht, luan me klubin Los Anxhelos Galaksi, ndërkohë që basketbollisti më i mirë amerikan, Lebron Xhejms, nënshkroi kohët e fundit kontratë me klubin Los Anxhelos Lejkërs. Më këtë rast, ky sportist i shkëlqyer suedez vazhdon të bëjë deklarata të tilla që tërheqin vëmendjen e madhe të opinionit publik.
“Do të shkoj që të shoh Lebronin, kur të luajë. Nuk e di, nëse atë e intereson futbolli, ndërkohë që, siç dihet, futbolli është para basketbollit. Kam mendimin se Lebroni është një njeri i jashtëzakonshëm, duke pasur parasysh atë që bën. Por, edhe unë di të bëj shumë gjëra, jam i gjatë, por mund të lëviz si një ninxhë e vogël. Unë kam luajtur në shumë sporte. Në të gjithë sportet që luhen me top, unë jam fenomenal, madje, unë, pa asnjë problem, mund të luaj edhe kundër Lebronit në basketboll”, tha Ibra, duke qeshur.
Sfidanti.al