San Antonio heq nga qarkullimi “9-tën” e Toni Parkerit

Klubi amerikan i NBA-s, San Antonio Spars, më 11 dhjetor të këtij viti, në ndeshjen kundër “Memfis Grizlis” do të heqë nga qarkullimi bluzën me nr.9 që e ka mbajtur veshur deri tani basketbollisti i njohur francez, Toni Parker, duke e nderuar në mënyrë të veçantë këtë të fundit.

Ky plejmejker fantastik i dha fund karrierës së vet gjatë kësaj vere dhe në dhjetor do të hyjë në shoqërinë elitare të zgjedhur të San Antonion, bluzat e të cilëve janë hequr nga qarkullimi. Tim Dankan, Manu Xhinobili, Brjus Boven dhe Dejvid Robinson tanimë e kanë fituar këtë nderim.

Parkeri erdhi tek San Antonio erdhi më 2001, duke kaluar 17 sezone me këtë klub, duke fituar katër tituj kampioni dhe duke u zgjedhur si basketbollisti më i mirë i NBA-së (MVP) më 2007.

Me përfaqësuesen franceze Toni Parker ka fituar katër medalje të arta në kampionatet evropiane.

Sfidanti.al