‘Jam gati për një sfidë të re’. Frank Riberi jep një sinjal me postimin e tij në Instagram që është në kërkim të një skuadre të re pas mbylljes së aventurës së tij te Bajerni i Mynihut. Tani duhet mësuar emri i destinacionit të ri të Riberi dhe ai që mendon ta zbulojë atë është Luka Toni teksa e pyet nëse francezi do të transferohet në Serinë A, një pyetje që gjeti përgjigje me anë të emotikoneve në formën e zemrës dhe simbolit të OK.
Kaq mjaftoi që entuziazmi i tifozëve të Fiorentinës të ngrihet në nivelet më të larta. Në fakt klubi toskan ka nisur një ofensivë për të siguruar shërbimin e 36 vjecarit dhe optimizmi në këtë pikë është i madh pasi në Gjermani po flitet se kalimi i Riberi te Fiorentina është një fakt i kryer
Mësohet se Fiorentina i ofroi Riberi një kontratë 2 vjecare me pagë 4.5 milionë Euro së bashku me bonuset dhe mund ta kënaqin futbollistin duke punësuar edhe fizioterapistin e tij Xhovani Bianki. Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’ në këtë pikë mungon vetëm firma e Riberisë në kontratën me Fiorentinën.
Për Riberi kishin ardhur oferta edhe nga Arabia Saudite e SHBA, por Serie A ishte kampionati që e tërhoqi më shumë Riberi dhe tani te Fiorentina të gjithë kanë filluar të ëndërrojnë ardhjen e francezit.
sfidanti.al