Ylli i Dallasit është këtë sezon shënuesi më i mirë në basketbollin amerikan dhe mediat shkruajnë se kjo po ndodh falë një mënyre të re të jetës së tij. Problemi kryesor për supertalentin nga Sllovenia ka qenë gjithmonë mbipesha, por këtë vit është më në formë se kurrë. Informacioni është se ai po punon nga afër me një specialist të dietologjisë dhe të kinezologjisë, Anze Maçek. Kjo ka bërë që ai të jetë më i shkathët dhe më i zhdërvjellët dhe ndodhet në vendin e parë të shënuesve të NBA-së me mesataren 36.1 pikë për ndeshje. Donçiç ka kaluar 30 pikë në 7 ndeshje radhazi, diçka që nuk ndodhte në NBA që nga epoka e Uilt Çembërlenit.
Sfidanti.al