Mediat italiane ishin në mënyrë tipike kritike me holandezin, por nga Mynihu pati një vlerësim tjetër. Mediat bavareze i dhanë notë të lartë De Vrajit pasi Interi u mund 0-2 nga Bajerni në “Alianc Arenë”, duke e veçuar si më i miri për miqtë. “Katër bllokime gjuajtjesh, tre spastime të zonës, – shkruhet të Gjermani për qendërmbrojtësin, – por, De Vraj nuk pati në krah lojtarët e duhur ndaj edhe ishte problem i madh. Në fund, ai nuk e përballoi dot Çupo-Motingun, por nuk duhet bërë fajtor për këtë”. Nga ana tjetër, në Bavari vlerësuan Pavarin si “Kaizeri”, Xhoshua Kimihun si “Zotin e Futbollit”, Kingsli Komanin si “Der Bomberin” dhe Çupo-Motingun si “Mjeshtrin e Ndeshjes”, pra si lojtarin më të mirë në fushë.
Sfidanti.al