Liga e Europës: Man. Junajtidi fiton, por nuk kryeson, “rrëzohet” Lacio!

Nga dy ekipe u kualifikuan për çdo grup dhe në turin e dytë janë plot 16, e këtyre do t’u shtohen edhe 8 ekipe që zbresin nga Liga e Kampionëve. E tillë Liga e Europës këtë sezon me Lacion e Italisë që i dha lamtumirën kontinentit, pasi kaloi një minikrizë këto momente. Italianët e Sarrit i dogji humbja 0-1 në Holandë ndaj Fejënordit, finalistit të vjetshëm të Ligës së Konferencës. Roma po “e përqesh” rivalin kryeqytetas, ndërsa kaloi në turin tjetër bashkë me Betisin. Mançester Junajtidi, ndërkaq, fitoi 1-0 në Spanjë ndaj Sociedadit, por përfundoi në vend të dytë në grup. Anglezëve do t’u ishte dashur një fitore 2-0, por nuk e arritën dot, ndërsa golin e vetëm e shënoi i riu Alehandro Garnaço.

Grupi A: Dinamo K.-Fenerbahçe 0-2, Renë-AEK Larnaka 1-1; Renditja: Fenerbahçe 14, Renë 12, ARK 5, Dinamo K. 1

Grupi B: Arsenal-Zyrih 1-0, Bodo Glimt-PSV Ajndhoven 1-2; Renditja: Arsenal 15, PSV 13, Bodo Glimt 4, Zyrih 3.

Grupi C: Betis-HJK Helsinki 3-0, Roma-Ludogorec 3-1; Renditja: Betis 16, Roma 10, Ludogorec 7, HJK 1.

Grupi D: Braga-Malmoe 2-1, Sent Gilua-Union Berlin 0-1; Renditja: Sent Gilua 13, Union Berlin 12, Braga 10, Malmoe 0.

Grupi E: Sociedad-Man. Junajtid 0-1, Sherif Tiraspol-Omonia 1-0. Renditja: Sociedad 15, Man. Junajtid 15, Sherif 6, Omonia 0.

Grupi F: Fejënord-Lacio 1-0, Mitjuland-Shturm Grac 2-0. Renditja: Fejënord 8, Mitjuland 8, Lacio 8, Shturm 8.

Grupi G: Olimpiakos-Nantë 0-2, Karabag-Frajburg 1-1; Renditja: Frajburg 14, Nantë 9, Karabag 8, Olimpiakos 2.

Grupi H: Monako-Crvena Zvezda 4-1, Trabzonspor-Ferencvarosh 1-0; Renditja: Monako 10, Ferencvarosh 10, Trabzonspor 9, C. Zvezda 6.

Sfidanti.al