Roland Garros, Rafael Nadal i pamëshirshëm dhe ndaj Maden

Rafael Nadal kualifikohet pa probleme në raundin e tretë të turneut të Roland Garros. Tenisti spanjoll që pretendon të fitojë titullin e 12 në këtë eveniment, mundi në raundin e dytë gjermanin Janik Maden me rezultatin 3-0 për të kaluar në 1/16 e finaleve ku do të përballet me belgun David Gofën.

Ishte një ndeshje pa shumë histori ajo e zhvilluar në fushën ‘Suzanne Lenglen’ me Nadal që i fitoi setet 6-1;6-2;6-4 në 2 orë e 9 minutave lojë. Maden në momente të caktuara e vendosi në vështirësi Nadal që pas shumë vuajtjesh fitoi game e dytë me shërbimet e kundërshtarit të tij në setin e parë. Më pas spanjolli arriti të konsolidojë avantazhin e tij duke e cuar rezultatin në 4-0 falë edhe një sërë gabimesh të Maden, për të fituar më pas këtë set 6-1 për 38 minuta lojë

Në fillimin e setit të dytë, Nadal mori menjëherë avantazhin 2-0 dhe më pas e coi kryesimin në 5-1. Maden vetëm sa shkurtoi pak diferencën në 5-2 kur fitoi game e 7, ndërkohë që Nadal i mbylli llogaritë e këtij seti që e fitoi 6-2.
Seti i tretë ishte më i ekuilibruari me tenistët që fituan nga 2 game me shërbimet e njëri-tjetrit për të regjistruar një rezultat 4-4. Por pas kësaj ishte Nadal që bëri më mirë me 32 vjecarin që arriti të fitojë këtë set 6-4 dhe krejt ndeshjen 3-0.

sfidanti.al