Laudas i jepet përshëndetja e fundit; u varros me tutën e Ferrarit

E mërkura ishte dita e ceremonisë mortore të legjendës së Botërorit të Formula 1, Niki Lauda të ndarë nga jeta pak ditë më parë në moshën 70 vjecare, 8 muaj pas kryerjes së një trampianti në mushkëri. Në Katedralen e Shën Stefanit në Vjenë u mbajtën homazhet në nder të 3 herë kampionit të botës përpara se ai të përcillej në banesën e fundit.

Të pranishëm ishin të gjithë yjet e botës së Formula 1 ku mes tyre padyshim ishte edhe kampioni në fuqi i Botës, Ljuis Hamilton i cili edhe fitoren në Cmimin e Madh të Monakos ia dedikoi pikërisht Niki Laudës. Ndërkaq ishin të shumtë edhe tifozët që u mblodhën jashtë kalendarit për të bërë homazhet e tyre në nder të kësaj ikone të Formula 1.
Sipas mediave austriake, familjarët e Niki Lauda respektuan amanetin e tij që kishte kërkuar ta varrosnin me tutën e Ferrarit veshur me të cilën ai u shpall kampion bote në 1975 dhe 1977. Ndërkaq, Bashkëshortja e Niki Laudas, Birgit dhe dy djemtë Lukas e Matias kishin vendosur mbi arkivolin e tij, helmetën e kuqe me të cilën ai garoi.

sfidanti.al