Novak Djokovic dhe Rafael Nadal e nisin mjaft mirë aventurën e tyre në turneun Roland Garros. Tenisti serb, numri 2 i botës mundi në raundin e parë Marcel Granollers me rezultatin 3-0. Djokovic ishte superior ndaj spanjollit gjatë gjithë kohës së tij dhe arriti të fitojë setet 6-3;6-4;6-2 për t’i dhënë kënaqësi trajnerit të tij të ri Andre Agassi. Akoma më e lehtë ishte sfida e Nadal me Benoit Paire me tenistin nga Mallorca që i dha leksion të mirë tenisi francezit teksa e mposhti 3-0 me sete 6-1;6-4;6-1. Për Nadal kjo ishte ndeshja e 75 në Roland Garros me spanjollin që ka një bilanc të frikshëm me 73 fitore dhe vetëm 2 humbje. Shembullin e Djokovic e Nadal e ndoqi edhe Andy Murray. Numri 1 i botës e pati pak më të vështirë në krahasim me kolegët e tij teksa e fitoi sfidën me Kuznetsov me rezultatin 3-1. Murray fitoi setin e parë 6-4, por humbi të dytin 4-6. Më pas britaniku nuk u ndal më dhe dominoi 2 setet e tjerë të cilët i mbylli shumë shpejt 6-2, 6-0.
sfidanti.al