Mesazh i Higuanit – Ramosit : “Mos na bëj gol në min. e 90-të!”

Gonzalo HIguani, qëkur është bërë pjesë e Juventusit, ka arritur, deri tani, që të fitoi tituj në Serinë A dhe Kupën e Italisë, por, ndërkohë, është e qartë se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të mund ta kompletojnë, më së miri, tablonë triumfuese të këtij viti, nëse do të mund “të vejnë dorë” edhe mbi titullin aq të dëshiruar të Ligës së Kampioneve të Evropës. Finalja e madhe në Kardif, më 3 qershor, do të jetë speciale për këtë futbollist argjentinas, pasi ai do të luajë kundër klubit që e bëri atë të njohur në Evropë, por, megjithatë, ai thotë se do t’i lejë mënjanë të gjithë emocionet, kur të hyjë në fushën e stadiumit të Kardifit.

“Kjo ndeshje do të jetë speciale për mua, pasi kam luajtur shtatë vite në Madrid. Por, këto punë, sifoqoftë, ndodhin në futboll që, herë pas herë, të ofron sensacione të çuditshëm. Megjithatë, tani, unë jam lojtar i Juventusit dhe do të bëj gjithçka që ekipi im të triumfojë”, theksoi Iguani, ditën e medias që patën lojtarët e Juventusit, ndërkohë që pyetjes së një gazetari se çfarë mesazhi ka ai për mbrojtësin e Realit, Serhio Ramos, Iguani iu përgjigje, duke thënë: “Ramosi? Vetëm se mund t’i them atij që të mos na shënojë gol në min. e 90-të. Besoj se ai nuk do ta bëj këtë”, tha, duke qeshur, Iguani.

Sfidanti.al