Drejtoi makinën nën efektin e medikamenteve e alkoolit, në pranga Tiger Woods

Tiger Woods vihet në pranga nga policia e Floridas. Ish numri 1 i botës në golf u kap në mëngjesin e së hënës ndërsa po drejtonte makinën nën efektin e medikamenteve dhe alkoolit, për t’u liruar disa orë më vonë. Woods ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje duke deklarua se alkooli nuk kishte asnjë lidhje me arrestimin e tij. Nëpërmjet një komunikate, Woods ka pohuar se gjithcka ndodhi për shkak të një përzierje medikamentesh gjë që ai nuk e kishte kuptuar. Woods kërkoi ndjesë për këtë histori dhe theksoi se do të bëjë të pamundurën që kjo të mos ndodhë më.

sfidanti.al