Borussia Dortmund shkarkon trajnerin Thomas Tuchel, pavarësisht suksesit në Kupën e Gjermanisë. Drejtuesit e klubit gjerman duket se kanë mbetur jo shumë të kënaqur me punën e trajnerit të tyre në këto dy sezone dhe zgjidhën përpara kohe kontratën me të duke ditur se do t’i duhet t’i paguajnë atij 2.9 milionë Euro në formën e dëmshpërblimit. Largimi i Tuchel nga pankina e Dortmundit ndodhi pas zërave që flisnin për probleme në raportet mes trajnerit dhe disa prej futbollistëve. Thomas Tuchel e mori drejtimin e Borussia Dortmund në vitin 2015 kur zëvendësoi Jurgen Klopp. Në sezonin e parë të Tuchel, verdhezinjtë e mbyllën kampionatin në venfdin e dytë, ndërsa në këtë sezon Borussia e Dortmundit u rendit e treta, pas Leipzigut që erdhirnga Bundesliga 2.
sfidanti.al